Probleme me pronat, PD i kërkon falje qytetarëve: Na votoni se do e zgjidhim këtë çështje

Politikë

Probleme me pronat, PD i kërkon falje qytetarëve: Na votoni se do e 

Kreu i Pd, Lulzim Basha sot ka bërë një bashkëpunim me qytetarët. Një temë që Basha diskutoi ishte çështja e pronave, ndërsa i kërkon falje qytetarëve për vendimet e vonuara dhe problemet me këtë çështje.

 “Qëndrimi ynë ka qenë i qartë. Në nisje të debatit politik për këtë çështje e kam thënë dhe do e them. Iu lutem pronarë pranojeni këtë dhe si ndjesë në emër të PD për vonesat për problemet me të cilat jeni hasur në kalvarin tuaj 30 vjeçar edhe për shkak të vendimeve tona të vonuara.

As të përndjekurit dhe pronarët skishin dhe skanë si ta kërkojnë përvveçse të shtëpia e lirisë që është Pd. Edhe pse disa prej shtrembërimeve të mos kishin ndodhur gjatë qeverisjes tonë kjo do ishte një ndjesë e merituar sepse ne u kemi dalë zot dhe do u dalim deri në fund pronarëve dhe të përndjekurve politikë.

Këtë ndjesë e kemi shoqëruar me ndjekjen e të gjitha hapave politikë pas 25 prillit. Koha që ka rrjedhur jo vetëm që si ka shëruar plagët por i ka bërë ato dhe më komplekse. Proceset e lëvizjeve demografike kanë shkaktuar ndryshime në zona rurale dhe urbane.

Iu siguroj sot ju dhe të gjithë ata përfaqësues që sna ndjekin për shkak të masave anti covid dhe çdo pronar shqiptar se pas 25 prillit qeveria e zgjedhur me votën tuaj do kemi vullnetin që ndjesën për vonesën dhe moszgjidhjen e probleme ta kthejnë në plan konkret”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT