Prezantohet drejtori i ri i Agjencisë që menaxhon pronat e sekuestruara bandave kriminale
Komandohet Drejtori i Përkohshëm i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, institucion qe menaxhon pasurite e sekuestruara paraprakisht nga gjykata per shkak se kane rezultuar ne pronesi te personave te denuar ose me precedente penale.
Struktura ne fjale menaxhon edhe pasurite e krimit te konfiskuara pas sekuestrimit, te cilat i kalojne shtetit dhe ose menaxhohen nga shteti ose shiten ne treg me ane te ankandeve.
Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) z. Adrian Koni, Ministri i Brendshëm ka prezantuar sot Drejtorin ri të Agjencisë, z. Idriz Haxhiaj. Prezantimi i tij është bërë në Ministrinë e Brendshme me prani të punonjësve të AAPSK-së.
Ai do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit "Për nëpunësin civil”.
Z. Haxhiaj mban aktualisht detyrën e Drejtorit të Politikave të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.