Presidenti Meta nga Korça: Kuvendi duhet të ketë sa më pak biznesmenë

Politikë

Presidenti Meta nga Korça: Kuvendi duhet të ketë sa më pak

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar Korçën ditën e sotme, ku ka uruar dhe të gjithë mësuesit për festën e 7-marsit. Për mediat, nga ky qytet, presidenti i vendit tha se në Kuvend duhet të ketë më shumë njerëz të arsimuar dhe me integritet, ndërsa tha duhet të jenë sa më pak biznesmenë.

 “Në 7 mars të gjithë shqiptaret e kthejnë vështrimin nga Korça. Për largimin e figurave të vjetra të PS nuk kam asnjë koment. Por sa më shume pedagogë dhe të rinj të arsimuar dhe sa më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipëri.  Është më rëndësi që të kemi njerëz me integritet ne Parlament”, tha Meta.

ME TE LEXUARAT