Presidenti Begaj takon Vjosa Osmanin në New York: Bashkë!

Politikë

Presidenti Begaj takon Vjosa Osmanin në New York: Bashkë!

Presidenti i Republikës Bajram Begaj është takuar me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në New York, ku ndodhet me delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë për javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Begaj ka publikuar një foto me Osmanin në të cilën shkruan “Bashkë”.

Teksa këto takime të rëndësishme të kryeministrit dhe presidentit Begaj ishin njoftuar kohë më parë publikisht, vendin e ka lënë tedhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila ka udhëtuar drejt Gjermanisë në takim me homologen e landit të Bremenit, Antje Grotheer. Protokolli Shtetëror e specifikon qartësisht se titullarët e tre institucioneve kryesore nuk duhet të largohen nga Shqipëria në të njëjtën kohë.

ME TE LEXUARAT