Presidenti Begaj pret në takim një grup deputetësh britanikë, zbardhet tema e diskutimit

Politikë

Presidenti Begaj pret në takim një grup deputetësh
 Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një grup ligjvënësish nga Dhoma e Lordëve dhe Komunave të Parlamentit britanik, përfaqësues të partive të ndryshme politike.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe, rritjen e bashkëpunimit ekonomike dhe situatën në rajon.

Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe e cilësoi Mbretërinë e Bashkuar si “një avokate të proceseve integruese të Shqipërisë”.

Presidenti i Republikës falenderoi  qeverinë britanike për mbështetjen e dhënë në disa qytete në Veri të Shqipërisë përmes projektit “Perspektiva të reja” për të rinjtë dhe bizneset, si dhe paraqiti vizionin e tij mbi të ardhmen për një zhvillim të qëndrueshëm të këtyre zonave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu partneritetin mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, sigurisë dhe çështjet e demokratizimit.

 

ME TE LEXUARAT