Presidenti Begaj dënon sulmin ndaj Berishës: Akte të papranueshme, bien ndesh me parimet e demokracisë

Politikë

Presidenti Begaj dënon sulmin ndaj Berishës: Akte të

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dënon sulmin fizik ndaj z. Sali Berisha.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dënon ashpër sulmin fizik të ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj z. Sali Berisha, Deputet i Kuvendit, ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës.

Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes.

Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen.

ME TE LEXUARAT