Porti i ri i Durrësit, Spiropali-Berishës: Ju mendoni kush merr 20% dhe “ah sikur të ishim ne”

Politikë

Porti i ri i Durrësit, Spiropali-Berishës: Ju mendoni kush merr 20%

Akuzave të kreut të Partisë Demokratike për projektin e Portit të ri të Durrësit, u është përgjigjur në Kuvend ministrja e shtetit Elisa Spiropali.

Spiropali i tha kryedemokratit se opozita nuk mund të shohë asgjë të mirë në projektin e ri për portin pasi “po e vlerëson me mendësinë e vjedhësit.”

“Duke bërë këto pyetje s’ke si të mendosh për projektin, se mendon ah sikur të isha unë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Janë të vetmet pyetje që ju do të donit të bëni në këtë seancë, por i maskoni me pyetje të tjera teknike që kanë marrë përgjigje prej ditësh.

Kush do ta marrë përqindjen e Success Fee, ku do të shkojnë ato para, kush e ka 20 për qindëshin, në cilin bllok do të shënohen?”

 

 

ME TE LEXUARAT