“Porti i Durrësit grabitje e tmerrshme”, Imami flet për situatën politike në vend: Kryeministër që…
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, foli për situatën politike në vend, duke thënë se nuk punët nuk po shkojnë aspak mirë.
Ai foli për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit duke e cilësuar si një grabitje të madhe ndërsa tha se pushteti është i pakontrolluar dhe kryeministri nuk përgjigjet për asgjë.
“Vlerësimet tërësore janë të vështira, nuk mendoj se po shkojnë punët mirë, por flas si qytetar jo si politikan.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Është një pushtet i pakontrolluar, një grabitje totale, s’ka lidhje me korrupsionin se ka pasur dhe do ketë gjithmonë, por PD po i bën këto punë, denoncimet për grabitjet e Portit.
Një nga portet e mëdhaja ku janë investuar gjithë këto vite qindra mln euro, merret dhe fale… Duke lënë mënjanë kush po e bën… Është grabitje dhe nuk ka garë, bravo atyre që e mbajnë, është koalicion grabitqarë dhe ata që i kundërvihen kanë guxim.
Kryeministri jonë nuk përgjigjet për asgjë, por vetëm shanë. Ka zgjedhur mënyrën e sulmit dhe denigrimit dhe ne duhet ta themi që Shqipëria është duke u zbrazur. Ka rënë numri i nxënësve nëpër shkolla”, u shpreh Imami.