“Policia t’i kthehet detyrës”/ Katër të vdekur në vrasje e atentate, PD i bën thirrjen e fortë

Politikë

“Policia t’i kthehet detyrës”/ Katër të vdekur

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme në lidhje me atentatet që kanë tronditur këto orët e fundit vendin tonë, ndërsa i bën thirrje Policisë së Shtetit që t’i kthehet detyrës.

Në një dalje për mediat, Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu pohoi se ministri i Brendshëm Bledi Çuçi duhet të bëjë gati një plan masash, ose në të kundërtën të japë dorëheqje.

DEKLARATA E SHEFIT TË ORGANIZIMIT NË PD, KLEVIS BALLIU

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Katër jetë janë humbur në harkun e 24 orëve në qytetet e Shqipërisë.

Katër të vdekur në vrasje e atentate, që i shtohen një statistike të mynxyrshme të kësaj vere. Por kur shkon përtej statistikës dhe vetë vrasjeve, kupton se diçka më e thelle e kërcënon Shqipërinë. Pazotësia, pafuqia, përtacia, paqartësia dhe sidomos inkriminimi i kësaj qeverie në raport me rendin dhe sigurinë.

Shihni Elbasanin, qytetin e Taulantit që kërkon një post, me dy vrasje. Shihni Vlorën, qytetin ku kryevezir është Edi Rama, me 2 të vrarë lehtësisht, si të ishin një porosi nga menyja e drekës. Shikoni Ksamilin, një xhep të vogel, që në çdo kohë mund ta mbajnë nën kontroll 2 policë, tek futet në hartën e krimit, pasi policia e Çuçit është gjithkund, por jo aty ku janë problemet.

Partia Demokratike bën thirrje që Policia t’i kthehet detyrës dhe Ministri i Brendshëm të shpallë një plan veprimi konkret kundër gjakderdhjes ose të japë dorëheqjen!

Ndërkohë që mbështesim dhe vlerësojmë punën e qindra uniformave që bëjnë çmos për trafikun, rendin dhe qetësinë, ne besojmë se puna e tyre dhe dashuria për atdheun, falimentohet çdo ditë nga shefat e lidhur me qeverinë dhe krimin.

Është koha që, si dora vrastare e krimit ashtu dhe rënia e lirë në të cilën ka lënë qeveria Rama rendin dhe sigurinë, të ndalen me çdo kusht.

Kur numri i vrasësve “të ikur në drejtim të paditur”, është i barabartë me numrin e të vrarëve, përgjegjës më shumë se bandat, është qeveria.

ME TE LEXUARAT