Po vjen Escobari, Ngjela “drithëron” politikanët: Saliu ka “shokë”, fillon goditja e korrupsionit

Politikë

Po vjen Escobari, Ngjela “drithëron” politikanët: Saliu ka

Vizitën në Tiranë të të dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, avokat Spartak Ngjela e komenton si një shtysë e re e luftës anti-korrupsion në vend.  “Një motiv të madh, vizita e tij është anti-korrpusioni. Është kurorëzimi tani, a do të fillojë goditja? Mendoj që po”.

Ardhja e zyrtarit të lartë të SHBA, sipas Ngjelës, lidhet dhe me përmbushjen e objektivit për të cilin u ngritën organet e reja të drejtësisë. “Reforma në drejtësi siç duket do të jetë në hapat e konkretizimit të goditjes së madhe. Këtë tregon vizita e Eskobarit, anti-korrupsioni, nuk është vizitë politike. Korrupsioni shqiptar është i lidhur me krimin” tha ai.


Sipas Ngjelës, fatin e ish-kryeministrit Berisha, i shpallur “non grata” do e kenë dhe politikanë të tjerë. “Nuk është vetëm Saliu, këta janë një plejade e madhe të korruptuarish”. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike do të jetë në Tiranë të enjten dhe do të takohet me kryeministrin Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha

ME TE LEXUARAT