“Po lutemi që çdo gjë të shkojë mirë”, gjendja kritike e Janullatos, Balluku shkon spital për ta vizituar

Politikë

“Po lutemi që çdo gjë të shkojë

Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos vazhdon të jetë kritike, por stabël. Përpara pak ditësh, ai kreu një operacion në një spital në Athinë, me mjekët që i hoqën pjesën e hemorragjisë, teksa më pas është vënë në intubim.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shkuar për ta vizituar dhe për të ndjekur nga afër gjendjen e tij, ku shfaqet në pamjet e siguruara Artur Bibe.

“Po lutemi që çdo gjë të shkojë mirë”, tha ndër të tjera Balluku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepiskopit Anastas, Primatët e Kishave Orthodhokse në mbarë botën, Episkopë, klerikë, besimtarë të shumtë kanë dërguar letra ku luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.

ME TE LEXUARAT