“Po i dridhet karrigia, i ka rënë ndër mend se ështe...”/ Deputeti shqiptar flet për Abazoviç

Politikë

“Po i dridhet karrigia, i ka rënë ndër mend se

Deputeti shqiptar nga partia Unioni Demokratik Shqiptar në Mal të Zi, Mehmet Zenka, është deklaruar përkrah mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit shqiptar Dritan Abazoviç.

Sa i përket fjalimit të Abazoviç sot në kuvend, ku tha se po tentohet shkarkimi i tij për vetë faktin se është shqiptar, Zenka tha se Abazoviç u ktujau sot për një gjë të tillë, teksa shtoi se deri dje deklaronte që ishte kozmopolitan.

“Nëse Abazoviç sot i ka rënë në mend se është shqiptar, se deri dje ka thënë jam kozmopolit, nëse Abazoviç, i cili ka shkuar në kishën serbe dhe para dy vjetësh ka bërë koalicion me partitë serbe, me ato parti të cilat një ditë pasi ka formuar qeverinë, kanë brohoritur “vdekje shqiptarëve, Kosova është shtet terrorist, në Kosovë nuk kanë ndodhur krime lufte, nuk kanë ndodhur gjenocid, përdhunime”, dhe Abazoviç e gjen vendin që të jetë me ta, atëherë unë nuk dua të jem shqiptar si Abazoviç, por dua të jem shqiptar siç i ka hije një shqiptari të Malit të Zi”, ka thënë Zenka.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Zenka tha se Abazoviç dëshiron të justifikohet, duke përdorur pretekstin shqiptar, por në fakt, sipas tij, mocioni i mosbesimit ka të bëjë me nënshkrimin e një kontrate me kishën serbe.

“Sot pasi po i dridhet karrigia, i ka rënë ndër mend se është shqiptar. Sot dëshiron të justifikohet duke përdorur pretekstin shqiptar, gjë që nuk ka rëndësi, ka të bëjë me atë nënshkrimin e kontratës të cilën e ka bërë me kishën serbe, një kontratë e cila është tejet e dëmshme, sidomos për shqiptarët, sepse e dimë zgjerimin e kishës serbe në Mal të Zi, sidomos zgjerimin e tyre ku janë monumentet tona historike fetare, të cilat ky dëshiron që kisha serbe dita ditës t’i përvetësojë”, u shpreh deputeti.

Zenka pretendoi se gjatë kohës sa Abazoviç ka qenë zëvendëskryeministër dhe tani ministër, ai ka dëmtuar marrëdhëniet e Malit të Zi me BE-në.

“Në shpresojmë se do të rrëzohet, se po që se vazhdojmë me këtë politikë, me të vërtetë na presin ditë shumë më të këqija, dhe me të vërtetë situata mund të radikalizohet”- deklaroi ai.

ME TE LEXUARAT