Po harta gjyqsore?/ Rama i prerë: Me qeverinë time nuk flitet me gjuhë bojkotesh, nuk ndryshon !

Politikë

Po harta gjyqsore?/ Rama i prerë: Me qeverinë time nuk flitet me

“Harta gjyqësore: është ajo dhe nuk ndryshon.”

 Ishte kjo përgjigja e kryeministrit Edi Rama, i pyetur në konferencën e sotme për shtyp nëse Harta e re Gjyqësore do të miratohet edhe pse avokatët e vendit janë futur në bojkot.

Kreu i qeverisë theksoi se me qeverinë që ai drejton nuk mund të flitet me gjuhën e bojkoteve. Rama shtoi se nëse ka grupe që kontestojnë duhet të vijnë dhe të flasin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri shtoi se Shqipëria është një vend i vogël për të pasur “zyra pa fund” ndërsa për avokatët që po bojkotojnë proceset gjyqësore tha se po mbajnë peng qytetarët duke u mohuar shërbimin.

"Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Habitem që ka akoma individë që besojnë se me ne mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë.

Në këtu jemi kush ka diçka për ta ndarë e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi të flasim, të dëgjojmë,” tha Rama.

ME TE LEXUARAT