Plas në Kuvend, Ruçi i kthehet Gjuzit: Ky parlament ka parë shumë Kujtim, ti do jesh për mua kujtimi më i fundit

Politikë

Plas në Kuvend, Ruçi i kthehet Gjuzit: Ky parlament ka parë

Deputeti Kujtim Gjuzi deklaroi në Kuvend se kurimi anti-COVID në Shqipëri jashtë spitalit shkon 5 mln lekë. Ai akuzoi qeverinë se pretendon një mandat të tretë duke mos bërë asgjë për qytetarët ndërsa iu drejtua kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi me ironi se do të jetë në atë post deri në datë 25 Prill.

Gjuzi i është drejtuar Gramoz Ruçit se deri në 25 prill do të jetë në detyre, por kryeparlamentari i është përgjigjur se do të jetë në ate post deri në datën 8 shtator.

BISEDA:

Gramoz Ruçi: The që jam kryetar deri në datën 25. Jam deri në datën 8 shtator, se do të paguaj edhe ty deri në 8 shtator, me firmën time.

Kujtim Gjuzi: Nuk më paguan ti mua

Gramoz Ruçi: More ty të paguan ata që të futën në lista dhe të pruinë këtu xhanëm, por…

Kujtim Gjuzi flet nga vendi pa mikrofon

Gramoz Ruçi: Ata more ata. Mu drejtove që si do merret ai mandati i tretë

Kujtim Gjuzi: Nuk kam frikë nga ty unë

Gramoz Ruçi: A sa Kujtim kam kaluar unë. Ti je i fundit

Kujtim Gjuzi: Po le çfarë ke kaluar ti, ke kaluar se të ka falur Sali Berisha

Gramoz Ruçi: Ky parlament ka parë shumë Kujtim, por ti do jesh për mua kujtimi më i fundit që kam njohur në këtë parlament.

Kujtim Gjuzi: Po lëri këto ti, ngatërrohesh ti me mua

Gramoz Ruçi: As kam ndërmend të ngatërrohem se ruaj pastërtinë time

Kujtim Gjuzi: Do me vjedh prapë, por nuk ke për të vjedhur se do përfundosh në b.urg. Ja këtu do jemi

Gramoz Ruçi: Po mo po

ME TE LEXUARAT