“Plas” në Kuvend, Berisha bllokon Foltoren, Garda e rrethon

Politikë

“Plas” në Kuvend, Berisha bllokon Foltoren, Garda e rrethon

Deputetët demokratë kanë kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit, Edi Rama në seancën e sotme parlamentare, lidhur me situatën e krijuar në vend nga përmbytjet.

Gjatë seancë maratonë të së enjtes, pritet të miratohet buxheti dhe paketa fiskale 2023. Në rend dite është futur marrëveshja me Portin e Durrësit, e cila ka shkaktuar shumë debate mes opozitës dhe maxhorancës.

Opozita e cilëson si një aferë korruptive pasi maxhoranca kërkoi ta kalonte me procedurë të përshpejtuar dhe akuzon qeverinë se nuk ka bërë transparencë. Nga ana tjetër, PS thotë se nuk është një aferë, por një do të bëhet një nga portet më të mëdha në Mesdhe dhe do të përkthehet në të ardhura për vendin tonë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Berisha zbuloi se kanë përgatitur 23 amendamente për buxhetin e vitit të ardhshëm të cilat do t’i paraqesin ditën e sotme në Kuvend.

Rendi i ditës:

Sali Berisha ka bllokuar Foltoren në Kuvend. Ish kryeministrit Berisha i janë bashkuar edhe deputetët që e mbështesin, ndërsa kanë kërkuar fjalën për replikë me Taulant Ballën.

Kryetarja e Kuvendit pas kërkesës së Taulant Ballës hedh në votim që të diskutohet 6 orë për projektin e Portit të Durrësit, ndërsa u rrëzua kërkesa për zgjatjen e fjalës së deputetëve të opozitës.

Pasi Berisha nuk pranoi të lëshonte foltoren, Nikolla ka ndërprerë seancën e Kuvendit.

Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, për sa i përket Portit të Durrësit, duke thënë se po plaçkit tokën e shqiptarëve dhe po e privatizon.

Një përgjigje për Sali Berishën ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili e ka cilësuar si përfaqësues të Vladimir Putinit në Shqipëri.

Balla ka thënë se është i gëzuar që një person non grata nuk lejohet të investojë në portin e Durrësit. Mes të tjerash Balla ka theksuar se Berisha ka filluar të takohet partnerë birucash.

Balla: Deputeti që sapo foli, Foli 7 minuta më shumë sesa i takon me rregullore. Përcaktohet vetëm 3 minuta. Është një tallje me publikun. Një turp që ky kuvend duhet të ndalet, se një non grata që ka filluar të bredhi dhe të njihet me partnerët e birucave të vij këtu e të bëjë pis duke shkelur rregullorene kuvendit. Vendimmarrja për kohë me debat është sipas nenit 28 dhe 48 pargafi 3.”

“Kërkesa për përfaqësuesin e botës së përtejme nuk dëgjova asnjë kërkesë. Do të sqarohen të gjitha. Më së miri edhe pjesa, që ka ditur të negociojë për të parandaluar çdo person non grata të pijë edhe kafe në marinën dhe jahtet e Durrësit dhe jo më të investojë aty. Kjo është diçka e mirë”

“Të çmontojmë një nga një të gjitha shpifjet, e kësaj aleance rublash. Përfaqësuesit të Putin në Shqipëri Sali Berishës, dhe punonjësit të sigurimit të shtetit Ilir Meta” tha Balla.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bllokuar Foltoren e Kuvendit duke kërkuar të  marrë fjalën për t’iu kundërpërgjigjur Taulant Ballës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke u bazuar në rregullore, tha se nuk mund ta marrë fjalën për replikë.

Ndërkohë demokratët së bashku me Berishën bllokuan Foltoren, teksa u rrethuan nga Garda.

Demokratët dëgjohen duke bërtitur që Nikolla të lejojë Berishën të marrë fjalën.

Nikolla: Mos bëni viktimën kot, jemi në zbatim të rregullores.

Vokshi: Jepja fjalën për replikë.

Nikolla: Nuk mund të merrni seancën peng zonja Vokshi.

Duke qenë se Nikolla nuk i dha fjalën në Kuvemd, Berisha hyri Live në Facebookun e tij duke hedhur akuza ndaj mazhorancës.

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, i kërkoi Nikollës që të marrë masa disiplinore në lidhje me situatën e krijuar.
Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit , ka hedhur akuza ndaj mazhorancës, për Portin e Durrësit.

Berisha e ka cilësuar si plaçkitjen më të madhe, ndërsa akuzoi Ramën se ai po kërkon të shndërrojë Portin e Durrësit si një pronë të vetën. Më tej Berisha tha se Kuvendi po kërkon me ngulm për të kufizuar kohën e opozitës në mënyrë që të mos flasë.

“Nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, plaçkitja më e madhe. Kërkohet të shndërrohet në pronë dhe pasuri personale Portin e Durrësit. Në këtë akt të kësaj mega afere ta pa shembull, kërkohet të kufizohet fjala e deputetëve të parlamentit.”

“Kërkoni të varrosni portin e Durrësit. Ta shndërroni në pronë private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi okazional. Arabi që u zotua për 4 miliard euro investim në Beograd dhe përfundoi në 20 milion euro ndërsa të tjerat i mori Karriç.

Është plaçkitja më e turpshme, klani Rama me 60% të aksioneve, kaq thuhet. Se çfarë kanë Alabar – Rama, nuk do ta marrim vesh ndonjëherë. U merr shqiptarëve 200 mijë metër katror tokë. Në pjesën më të kushtueshme të Durrësit.” tha Berisha.

ME TE LEXUARAT