“Pfizer gati sa nuk grisi kontratën” Berisha refuzon të vaksinohet: Rama mbuloi skandalin e Nusretit

Politikë

“Pfizer gati sa nuk grisi kontratën” Berisha refuzon të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thene se nuk do ta marre injeksionin e vaksines anti-COVID. Në lidhje live për Ora News ka refuzuar kategorikisht mundësinë e vaksinimit anticovid madje ka kritikuar edhe kryeministrin Edi Rama.

Berisha gjithashtu ka bërë me dije se kompania Pfizer ka tentuar të grisë kontartën me Shqipëri, pas shkeljes së rregullave nga ana e qeverisë shqiptare, e cila tërhoqi 900 doza të vaksinës pas skandalit të Nusreti.

Berisha: Absolutisht jo. Sepse është një tragjikomedi e turpshme kjo që ndodh me vaksinën. 8 muaj më parë nëse i rikthehemi lajmeve, opozita me grupin e saj të shkëlqyer të ekspertëve, ka kërkuar me dhjetëra herë nga qeveria q ëtë shkojë direkt dhe të kontraktojë vaksinat te kompanitë që po merreshin me prodhimin e tyre. Qeveria e injoroi këtë këshillë dhe dorëzoi kapar 3 milionë euro te Covax.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne insistuam përsëri. Edi Rama u kujtua të nisej drejt Pfizer dy javët e shoppingut në Neë York. Mori avionin në dispozicion. Në atë kohë ishte mbyllur çdo gjë. Nëpërmjet një personaliteti të rëndësishëm arriti të ketë një kontakt, meqenëse presidenti i Pfizer është një hebre nga Selaniku, jashtëzakonisht i zoti. Për zemërmirësi i dha një sasi të vogël. Ndërkohë kur Serbia, Izraeli, Nepali etj kishin kontraktuar ose BionTech nga Pfizer, ose nga AstraZeneca sa si të mëdha.

I ndodhi skandali i biftekut të floririt të Arben Ahmetajt, për të mbuluar skandalin tërhoqi 900 doza në kundërshtime me të gjitha rregullat. Pfizeri gati sa nuk grisi kontratën. I pari që bëri vaksinën ishte Edi Rama, kishte gjithsej 900 doza. Kush mendon se me 900 doza nuk do të kishte personel mjekësor për t’i bërë ato?

Ai e bëri sipas parimit “Pas meje gremina”, sepse duke marrë dozën dënoi një mjek me vdekje dhe kanë vdekur disa mjekë më mbrapa.

ME TE LEXUARAT