Përplasjet në PD, ironia e ish ministrit: I marri në bunker gëzon si idiot!

Politikë

Përplasjet në PD, ironia e ish ministrit: I marri në bunker

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale, ironizon Bashën, ndërsa shkruan se “i marri në bunker gëzon si i lumtur idiot”.

Sipas Manjanit, Basha gëzon se Berisha sipas tij mbylli karrierën politike 77 vjeç, ndërsa ai vetë 47 vjeç, nuk sheh se si e mbylli pa e filluar të ardhmen e vet.

“I marri në bunker gëzon si i lumtur idiot, kur deklaron se Berisha 77 vjeç ska më të ardhme. Bashkë me shoqëruesit e tij po aq idiotë dhe mediat e pguara e këndojnë këtë këngë, me një lumturi të frikshme… Hahahahahahahahahahahahhaahahahhaha. Dmth kjo është sfida, e ardhmja e Berishës, që i ka kaluar të gjitha në jetën e tij politike. I marri, 47 vjeç, nuk sheh se si e mbylli pa e filluar të ardhmen e vet. Ka hallin e të ardhmes të 77 vjeçarit, Berishë. Dhe për t’a siguruar të ardhmen e vet pa të ardhme mbyllet me dyer hekuri dhe ruhet me policët e pushtetit, nga Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po a ska të ardhme Berisha?! Prej kujt ruhet në bunker! O t’puthsha mendjen! Ça gaz lotsjellës mor! Ky është gazi i botës. Lot mor lot nga gazi që sjell ky i marrë. Dhe ne të tjerëve që votuam këtë të marrë, na bëftë mirë gazi! E meritojmë sepse i besuam të ardhmen të marrit pa të ardhme.”-shkruan Manjani.

ME TE LEXUARAT