"Përdorej për të hapur dyert e kështjellave", Artan Hoxha ironizon traun e përdorur në protestën e PD

Politikë

"Përdorej për të hapur dyert e kështjellave",

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar protestën në Partinë Demokratike të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka postuar në rrjetin social, një foto të traut të hekurit që disa prej protestuesve përdorën për të “hapur” një prej dyerve të fortifikuara të selisë.

Artan Hoxha shkruan se ky lloj mjeti i prodhuar nga hekurpunuesit e Berishës, përdorej në kohët e hershme për të hapur dyert e përforcuara të kështjellave.

Sipas tij, kjo arriti që të hapë një prej dyerve të blinduara të selisë së PD-së, por pas ndërhyrjes së policisë, përmbaruesit e Berishës u sprapsën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Artan Hoxhës:

Ky eshte nje mjet i improvizuar, i perdorur per here te pare, gjate nje proteste “paqesore” ne Shqiperi. Saldatoret hekurpunues te Berishes, e kane ndertuar per te thyer dyert e blinduara te selise se PD-se, nga kovaçet saldatore te Bashes.


Ne lashtesi quhej “dash”, nisur nga fakti se imitonte sulmin me brire te dashit. Ushtrite sulmuese e perdornin “dashin” per te thyer me force dyertë e perforcuara te keshtjellave…

Ne fakt vetem kjo “arme”, e mbajtur nga tete burra njeheresh, e shpartalloi rezistencen e deres se blinduar te PD-se nga krahu i xhamise.  Menjehere pas shperthimit te deres, nderhyri policia me gaz lotsjelles dhe ua hoqi fitoren nga dora, “permbaruesve” te Berishes.

ME TE LEXUARAT