Përçahet grupi i PD, Salianji: S`kemi miratuar kritere për presidentin

Politikë

Përçahet grupi i PD, Salianji: S`kemi miratuar kritere për

Grupi parlamentar i PD duket më i përçarë se kurrë dhe kësaj here kjo bie në sy edhe me qëndrimin për presidentin e ri dhe negociatat me mazhorancën.

Ervin Salianji me anë të një shënimi në rrjetet sociale, thekson se nuk ka një qëndrim të dakordësuar për kriteret e kreut të ri të shtetit.

Reagimi i Salianjit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka një vendim të dakortësuar për kriteret apo mënyrën se si duhet të zhvillohet proçesi i negociatave!

Deputetë të pranishëm në takimin e kaluar më konfirmojnë që në atë takim shumica e të pranishmëve e ka rrëzuar kriterin që Presideni i Republikës nuk duhet të jetë politik!

Gjithë opozita ka një pikë përbashkuese:

PSSh nuk ka legjitimitetin për ta zgjedhur Presidentin e vetme, për këtë arsye i takon Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar të thërrasë në mbledhje të përbashkët gjithë deputetet opozitarë për të dakortësuar qëndrimin për kriteret por dhe personalitetet që mund të gjejnë konsensus të gjerë!

ME TE LEXUARAT