PD publikon videon: Si e braktisën demokratët Berishën në protestën e 8 janarit

Politikë

PD publikon videon: Si e braktisën demokratët Berishën në

Partia Demokratike ka publikuar një video nga protesta e 8 janarit, e cila përshkallëzoi në dhunë dhe në shkatërrim të selisë së PD. Në videon e publikuar, PD shkruann se ish-kryeministri Sali Berisha po braktiset gjithnjë e më shumë nga demokratët, ndaj dhe kërcënon këdo që nuk mendon si ai.
PD thekson se Berisha gjatë protestës së 8 janarit jo vetëm dhunoi shtëpinë e demokratëve por dhe ishte gati të derdhte gjakun e tyre.

Postimi i PD-së

I braktisur nga demokratët Sali Berisha vjen vërdallë duke mashtruar e kërcenuar këdo që nuk mendon si ai. 8 janari tregoi fytyrën e vërtetë të Sali Berishës.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Për interesin e tij Berisha dhunoi shtepinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhte gjakun e tyre. Por as ai, as aleatët e tij nuk do ta marrin peng Partinë Demokratike për hallet e tyre pesonale. Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë më as streha dhe as avokate e të korruptuarve. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, për t’u dhënë shqiptarëve ndryshimin që duan.

ME TE LEXUARAT