Zbulohet cfarë i ofroi Basha, Nard Ndoka kthehet në PD dhe firmos marrëveshjen

Politikë
Zbulohet cfarë i ofroi Basha, Nard Ndoka kthehet në PD dhe firmos
Nard Ndoka, Basha dhe aleatët

Ne momentin e fundit pas nje dite negociatash te gjata, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka vendosur që të firmosë marrëveshjen për koalicionin opozitar për zgjedhjet e 25 prillit.

Më herët Ndoka nuk ishte i kënaqur nga negociatat me Bashën dhe ishte i vetmi që nuk pranoi të firmoste, madje duke u larguar nga selia blu.

Por pak minuta me pare, nderkohe qe afati i koalicioneve po skadon, Ndoka eshte kthyer ne PD dhe pas nje bisede tjeter me kreun e PD ka pranuar marreveshjen. Mesohet se Basha i ka ofruar Ndokes vendin e 5-te ne listen e deputeteve ne Shkoder.

Më parë, u raportua se Partia Demokratike kanë hequr dorë nga titulli “Shqipëria fiton” dhe në zgjedhjet e 25 prillit dhe do të marrin garojnë me koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”.

Pas disa takimesh me kryetarin e PD, Lulzim Basha, thuhet që sigla e Koalicionit do të mbetet ajo e PD, e cila do të jetë edhe partia udhëheqëse. Mbetet ende e paqartë se cili prej kryetarëve ka hedhur firmën dhe cili prej tyre, përveç Ndokës, nuk ka rënë dakord me këtë marrëveshje..

Partitë e Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, pritet të jenë:

PARTIA DEMOKRATIKE – Kryetari, Lulzim BASHA

PARTIA REPUBLIKANE – Kryetari, Fatmir MEDIU

PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Kryetari, Shpëtim IDRIZI

PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Kryetari, Dashamir SHEHI

PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Kryetari, Vangjel DULE

PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Kryetari, Agron DUKA

PARTIA DEMOKRISTIANE – Kryetari, Nard Ndoka

PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Kryetari, Bamir TOPI

PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Kryetari, Arian STAROVA

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Kryetari, Artur ROSHI

PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Kryetari, Ylber VALTERI

PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Kryetari, Mustafa LICI

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Kryetari, Shpëtim Axhami

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Kryetari, Dhimitër Muslia”

PARTIA DEMOKRISTIANE-Kryetar, Nard Ndoka

 

ME TE LEXUARAT