PD: Përfitoi para publike, Vullnet Sinaj del para Këshillit për mandatin: Për 3.5 mln lekë bëni kështu...?!

Politikë

PD: Përfitoi para publike, Vullnet Sinaj del para Këshillit për

Tirane - Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka vendosur të mbledhë Këshillin për Rregulloren edhe Mandatet për të diskutuar në lidhje me mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj, pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Në mbledhje diskutohen akuzat e PD-së se deputeti socialist ka përfituar tendera nga buxheti i shtetit në kundërshtim me Kushtetutën.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, bëri të ditur se deputeti Sinaj, nëpërmjet kompanive në pronësi të tij ka përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kemi verifikuar se deputeti Sinaj është pronar në 9 kompani, ku në 5 prej të cilave është aksioner i drejtpërdrejtë.

Ne kemi verifikuar nëpërmjet shkresave zyrtare, në këtë rast Drejtorisë së Thesarit, se deputeti Vullnet Sinaj, nëpërmjet kompanive të tij në vetëm 9 transaksione që ne kemi evidentuar mund të jenë edhe shumë më shumë, ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 36 mijë euro.

Në këto kushte ai është neë shkelje të Kushtetutës konkretisht të nenit 70, pika 3.  Këto fakte, janë konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Finacave dhe Drejtoria e Thesarit”, tha Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Në vijim ai shtoi se Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, ka si detyrë vetëm verifikimin formal të procedurës.

Pas Gazment Bardhit, ka reaguar Vullnet Sinaj, i cili duke ironizuar kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, tha se “si ka mundësi që nuk ke gjetur dokumentet për paratë që unë kam dhuruar edhe gjatë kohës së tërmetit”.

“Kam dhuruar 100 mijë euro në kohën e tërmetit. Unë kam qenë biznesmen që hyra në politikë dhe nuk u bëra sipërmarrës pasi hyra në politikë. Unë kam 20 vjet që merrem me biznes.

Ai biznesi që ju më thoni që është i mi, ka bërë atë sallën e operacioneve te Kardiologjia për fëmijët. Ndaj meje po bëhet një farsë e madhe, që nuk është as ligjore”, tha Sinaj.

Ai tha se në momentin që ka marrë mandatin e deputetit ka hequr dorë nga aksionet e tij në biznese. 

“Ajo që ju më akuzoni mua sot është shitja e produkteve në kasa. Ku ta dijë një punonjës i kasës se kush ble në marketet e Big Market? Kujt t’ia ndalojmë hyrjen në Big Market na i thoni? Nuk kam përfituar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, përkundrazi jam donator. Nuk kam marrë pjesë në asnjë tender, në asnjë koncension”, tha Sinaj.

Por, Gazment Bardhi përmendi disa institiucione që sipas tij kanë kryer blerje në rrjetin e supermarketeve që ka në pronësi deputeti Sinaj. 

“Qoftë edhe për 1 lek, ne nuk mund të mbyllim sytë, kur përfituesi është deputet. Jeni në shkelje të Kushtetutës”, tha Bardhi. Ai tha se nuk heq dhe as nuk jep mandate, pasi është Gjykata Kushtetuese, e cila vendos për çështjen.

“Nuk duhet të keni frikë nga shqyrtimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit vendos për mandatin, ndoshta keni të drejtë Ju dhe ne e kemi gabim, por mendoj se ne kemi të drejtë”, tha Bardhi.

Ishte vetë Vullnet Sina që do të shpjegohej mbi pasurinë e tij dhe pretendimet e demokratëve.

"Mandatet e dy faturave në këto biznese janë 350 mijë lekë. Unë nuk jam bërë biznesmen kur jam bërë politikan, kam qenë që prej 20 vitesh. Dhe rrogën time të deputetit e kam bërë donacion te njerëzit në nevojë.

Nuk kam përfituar fare, as rrogën time. Më vjen keq për Bardhin që është lodhur të marrë informacion nga Thesari. Si nuk e gjete që kam dhënë 100 milionë lekë për tërmetin në buxhetin e shtetit, si nuk e gjete ky Big al grupi, një ditë pasi kam dhunuar 100 milionë lekë, ka dhunuar 100 mijë euro.

Fjala e shenjtë thotë bëjë të mirën me një dorë, dhe fshih tjetër, por ju më plasët cipën këtu. Biznesi im është familjar, ka siguruar punonjësit nga siguracione private. Nuk jam përfitues, jam donator në buxhetin e shtetit. Ajo që kërkove të bësh është nj ë farsë, nuk ka asnjë bazë ligjore”, tha Sinaj.

Në debatin e zhvilluar, Sinaj tha se Bardhi ka shantazhuar deputetët për t’i marrë firmën.

“Ne të dy e dimë shumë mirë, ty as të tutë nuk të besojnë. Nuk të kanë dhënë firmën. i ke shantazhuar, dole në televizor në datën 6 dhe kërkesën e depozitove në datën 8, sepse nuk kishte firmat.

Por me shumë gjasa ne do të përplasemi edhe mandatin tjetër bashkë”, i tha Sinaj, Bardhit.

Më herët kreu i Grupit Parlamentar të PD-së kërkoi që çështja të kalojë në Gjykatën Kushtetuese për tu diskutuar.

“S’keni pse të keni frikë, çështjen ta shqyrtojë Kushtetuesja. Nëse ju mendoni se ne gënjejmë atëherë le të jetë Gjykata që do të vendosë”, tha Bardhi.

ME TE LEXUARAT