PD e përçarë/ Alibeaj nxjerr kandidatin e parë për zgjedhjet lokale (EMRI)

Politikë

PD e përçarë/ Alibeaj nxjerr kandidatin e parë për

Pas dështimit të negociatave për daljen me  emra të përbashkët, kreu i grupit parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj, ka nxjerrë kandidatin e parë për zgjedhjet lokale.

Në një njoftim të bërë në Facebook, ka qenë vetë Agon Kapllanaj i cili ka konfirmuar se do të kandidojë më 14 maj, duke u bërë thirrje qytetarëve të Mallakastrës për ta mbështetur.

“Të nderuar bashkëqytarë mallakastriotë kudo që ndodheni! Duke marrë në konsideratë kërkesën tuaj të vazhdueshme për të kandiduar në zgjedhjet e 14 majit 2023, si një detyrim ndaj jush, unë pranova të kandidoj.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Edhe pse e kam bërë shpesh dua ta përsëris puplikisht e sa herë të më jepet mundësia, mirënjohjen time ndaj jush për mbështetjen e pakursyer që më keni dhënë,por dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi patur gjatë kohës që kam drejtuar.

Mirënjohja ime ndaj jush është dhe do të mbetet e përjetshme, ndaj ju premtoj se asnjëherë nuk kam për t’ju zhgënjyer, por ashtu si përherë do të jem pranë jush për të zgjidhur hallet dhe problemet tuaja.

Kam aq shumë gjëra për te ndarë me ju, sa nuk do të mjaftonte ky status edhe sikur te zgjatesha pafund , ndaj ditën e shtunë, më dt. 26/11/2022 ora 14:00 ju ftoj të gjithëve, ju vëllezër dhe motra mallakasriotë, pa asnjë dallim partiak të bashkëbisedojmë në sallën e kinemasë së qytetit.

Me shumë respekt dhe mirënjohje ndaj jush, Agron Kapllanaj”, shprehet ai.

ME TE LEXUARAT