Pasi bëri thirrje për të mos blerë apartamente, Meta akuza Ramës për portin e Durrësit: Fshihesh pas...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish nëpërmjet një postimit në Facebook për projektin e portit të ri të Durrësit, pasi pak ditë më parë i bëri thirrje qytetarëve të mos blejnë apartamente aty, pasi kemi të bëjmë me një skemë piramidale.
Sipas Metës, kryeministri Edi Rama është duke u fshehur pas një historie me kompani guackë për të shtënë në dorë përfitimet nga ky projekt.
“Shqipëria dhe Durrësi kanë nevojë për investitorë seriozë strategjikë dhe vendime, që respektojnë Kushtetutën, sovranitetin shtetëror mbi infrastrukturën strategjike, parimet e konkurrencës dhe transparencës, detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe Procesi i Berlinit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Injorimi brutal i qytetarëve të Durrësit, i ekspertëve vendas dhe të huaj, i shoqërisë civile, i detyrimeve ndaj Korridoreve europiane të sanksionuara në Samitin e Vjenës (2015), tregon se interesi i tyre dhe ai i vendit nuk ekziston për këtë KM, i cili fshihet pas historive me guacka pas guackash, me investitorë dhe burime të dyshimta parash”, shkruan Meta në Facebook.