Pas kritikave të shefit, Olta Xhaçka shfaqet në rrjetet sociale

Politikë

Pas kritikave të shefit, Olta Xhaçka shfaqet në rrjetet sociale

Një ditë më parë socialistët u mblodhën në Asamblenë Kombëtare, ku kryetari i tyre, Edi Rama nuk kurseu kritikat.

Në qendër të tyre ishte dhe ish-ministrja Olta Xhaçka, të cilës iu tha se që kur është larguar nga kabineti qeveritar, ka lënë pas dore postimet në rrjetet sociale.

Pa kaluar 24 orë, Xhaçka është rikthyer për të postuar në “FB”. Ajo ka shpërndarë disa fotografi nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së ku shkruan: “Ja ku jemi. Me Grupin Parlamentar të PS diskutuam për agjendën e javës dhe detyrat në vijim”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas dëshmive të ish-anëtarëve të kabinetit qeveritar, Rama kërkon shpesh nga të tijët të jenë aktiv në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT