Pas incidentit me armë në degën e Kurbinit, PD përjashton 2 kandidatë nga primaret

Politikë

Pas incidentit me armë në degën e Kurbinit, PD përjashton 2

Partia Demokratike vendosi të përjashtojë dy kandidatë, Alfred Dajçin dhe Edmond Shkozën, nga primaret për zgjedhjen e kandidatit të opozitës për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm në Laç.

Vendimi erdhi pas incidentit me armë të ndodhur të hënën në degën e PD, gjatë një mbledhjeje, ku pas një sherri, janë përdorur edhe armët e zjarrit.

PD i rekomandoi gjithashtu degës së saj në Kurbin që të përjashtojë nga çdo funksion partiak 53-vjeçarin Vani Rica, i cili akuzohet se gjatë një konflikti me nënkryetarin e degës Kastriot Marku, ka qëlluar me armë zjarri në korridorin e degës,  dhe më pas është larguar në drejtimin të paditur.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT