Paralajmëron Kryemadhi: Rama pritet të bëjë "viktimë" një ministre, ja për kë bëhet fjalë

Politikë

Paralajmëron Kryemadhi: Rama pritet të bëjë

Një paralajmërim i fortë ka ardhur pak minuta më parë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha se kryeministri Edi Rama mund të shkarkojë ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, pas skandalit të bashkëshortit si investitor strategjik, që ka përfituar prona në Dhërmi.

Ajo pretendon se Rama do ta bëjë "viktimë" Xhaçkën, jo për bashkëshortin investitor, por për të hequr vëmendjen nga skandali dhe denoncimet për inceneratorët.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Mos u çudisni kur të shkarkojë ndonjë ministër tani. Mos bën "viktimë" Olta Xhaçkën, thotë do ta shkarkojë se ka çështjen për të harruar vëmendjen. Nuk është Olta Xhaçka... se tentoi të bëjë krim, krim në tentim e ka ajo, ia dhanë statusin e investitorit strategjik burrit. S’ka asnjë gjë të keqe.

Mos u çudit që të bëjë tani "kovë pusi" siç bëri me Alqi Bllakon dhe Lefter kokën, që i ka lënë atje, nuk shkon njeri t’i pyesë”, theksoi Kryemadhi ndër të tjera në emisionin ”Task Force”

ME TE LEXUARAT