Pak ditë pas vendimit të Apelit, Beleri bën rekursin e radhës në Gjykatën e Lartë

Politikë

Pak ditë pas vendimit të Apelit, Beleri bën rekursin e
Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ditën e sotme ka paraqitur në Gjykatën e Lartë një tjetër rekurs. Ky rekurs vjen pak ditë pas vendimit e Gjyaktës së Posaçme të Apelit.

Seanca e Apelit u mbajt më 14 qershor ku në gjyq u dëgjua çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe njoftoi shpalljen e vendimit më 25 qershor, ora 13:00. Bashkë me Belerin në gjyq është edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

Beleri dhe Kokaveshi kërkojnë pafajësi për akuzën për blerje votash pasi janë dënuar në shkallën e parë, me 2 dhe 1 vit e gjashtë muaj burg respektivisht. Vendimi i Kokaveshit është i pezulluar me shërbim prove për tre vjet.

Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje. Ai ka ankimuar në Apel dënimin nga GJKKO-ja. Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.

Ndërkohë në 5 Mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burgim nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ndërsa Pandeli Kokoveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë 3 vite në shërbim prove.

ME TE LEXUARAT