“Ore, çfarë jeni duke bërë?”/ Ylli Rakipi ‘vendos me shpatulla pas murit’ bashkëpunëtorin e Berishës

Politikë

“Ore, çfarë jeni duke bërë?”/ Ylli Rakipi

Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan sërish sot foltoren e sallës së seancave plenare dhe hodhën flakadanë, por kjo nuk e pengoi shumicën parlamentare që të kalonte në parim, pa asnjë debat, brenda 4 minuta e 19 sekondave, projektbuxhetin e vitit 2024.


Drejtori i komunikimit në selinë blu, Alfred Lela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u pyet nga moderatori Ylli Rakipi për aksionin politik që po bën opozita, të cilin tha se nuk e kuptonte, si shumica e njerëzve që presin që opozita të ketë edhe një plan tjetër veç bllokimit të punimeve të Kuvendit.   

Ylli Rakipi: Pyetja ime është shqetësuese, jo vetëm për mua, por edhe për shumë njerëz në vendin ku jetojmë. Cili është aksioni i opozitës sot? Është një pyetje shumë e hapur. Nuk e bëj si kundërshtarët tuaj që janë meskinë dhe të vegjël, por po të bëj një pyetje të sinqertë: ore, çfarë të kuptojmë ne tani? Se e di ça bën? Merr, mbledh popullin shqiptar, sa ke ti e nxjerr në shesh e nxjerr zvarrë Edi Ramën, e rrëzon. Çfarë jeni duke bërë?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Alfred Lela: Shumë e qartë. Po ta them në anglisht, po edhe në shqip.


Ylli Rakipi: Në anglisht jo shumë gjatë se kan qenë njëri këtu…

Alfred Lela: Nocioni vjen nga anglishtja. Quhet disruption (ndërprerje), pra opozita, e vendosur me shpatulla pas murit, po i bën ndërprerje marrëzisë së maxhorancës. Se nuk ka mënyrë tjetër. Ti je gazetar prej shumë vitesh dhe i ke ndjekur zhvillimet politike..

ME TE LEXUARAT