Omonia akuza Qeverisë Shqiptare: Janë 6000 himariotë me karta ID të skaduara

Politikë

Omonia akuza Qeverisë Shqiptare: Janë 6000 himariotë me karta ID

Dega e Omonias në Himarë akuzon qeverinë shqiptare të drejtuar nga Edi Rama, se nuk u ka rinovuar qëllimisht kartat e identitetit më shumë se 6000 himariotëve, pasi sipas tyre, ata mund të votonin për kandidatin e opozitës Petro Gjikuria.

"Qe me nisjen e procesit zgjedhor ne Bashkine Himare, me insistimin e komisionereve te Partise Socialiste, dhjetera zgjedhesve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumentave te identifikimit te skaduara", thotë Omonia.

Unioni Demokratik i Minoritetit Grek që promovon të drejtat e minoritetit në jug të Shqipërisë, vijon më tej akuzat kur thotë se kompania shtetërore që prodhon kartat e identitetit, është vënë ditët e fundit në shërbim të Partisë Socialiste, duke u rinovuar kartat e ID vetëm anëtarëve të saj.

Sipas Omonias, qytetarëve të tjerë që janë identifikuar se mund të jenë votues të opozitës, u është thënë se rinovimi i kartave të identitetit do të bëhej brenda 15 ditëve, pra pas datës së zgjedhjeve që është sot.

"Ne total, nga 23074 zgjedhes te rregjistruar, 6157 jane apriori te privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe pergjegjesi te Qeverise Rama", vijon deklarata.

ME TE LEXUARAT