"Olsi Rama s`ka lidhje me Xibrakën", SPAK nxjerr blof Gazmend Bardhin, Rama "vuri bast" për hetimet
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet per akuzat e Gazmend Bardhit ndaj Olsi Ramës, i paditur nga nënkryetari i PD.
Në përgjigjen dhënë per median diten e sotme, SPAK thekson se nuk ka gjetur asnjë provë që implikon Olsi Ramën në akuzën e ngritur nga Gazment Bardhi.
Prokuroria evidenton se ka kryer hetime per kete ceshtje, mirepo thekson se nuk ka gjetur lidhje mes shtetasit Ols Rama dhe dosjes Xibraka.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gazment Bardhi e paditi në SPAK me akuzën se ka pasur lidhje me laboratorin e “Xibrakës”, i cili përdorej për prodhim të lëndëve narkotike.
SPAK thekson se nuk ka asnjë provë, që të lidhë Olsi Ramën me individë të dënuar për këtë çështje, ndërsa shton se janë zbuluar persona të tjerë të lidhur me laboratorin.
Konkretisht ne daten 23 dhjetor 2024, SPAK ben me dije se ka vendosur pezullimin e hetimeve per persona te tjere te implikuar dhe dergimin e dosjes ne policine e shtetit per plotesim me prova.
Kryeministri Edi Rama publikisht ne nje reagim pak jave me pare pati deklaruar se terhiqet nga politika nese hetimet e SPAK e nxirrnin vellain e tij te lidhur me Xibraken.
Tashme nuk dihet nese Edi Rama apo vellai i tij do te veprojne me padi per shpifje ndaj Gazmend Bardhit!