"Nuk kam asnjë koment", Blendi Klosi refuzon t'u përgjigjet akuzave të Ahmetajt

Politikë

"Nuk kam asnjë koment", Blendi Klosi refuzon t'u

Blendi Klosi i ftuar në një emision televiziv, i pyetur nga paneli për intervistën dhe ato që u thanë nga Arben Ahmetaj ka zgjedhur të mos komentojë asgjë.

Ai tha se nuk ka asnjë koment për këtë çështje dhe se për të tilla raste që lidhen me organet e drejtësisë PS nuk reagon.

"Unë jam 1 nga 100 anëtaret e PS dhe si përpiqem që kjo parti të prodhojë për njerëzit. Ju keni këndvështrime të tjera që nuk janë pjesë e axhendës sonë. Jemi grup figurinash na the, në këto 1 muaj 400 drejtues dhe 55 mijë anëtarë të partisë ishin në terren dhe u fol për gjërat dhe detyrat e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në 8 dhjetor kongresi ishte i gjatë pati dje shumë diskutim prapë se quani, ka komisione të caktuara ju asgjë nuk quani. Të thoni nuk është parti PS-ja kjo është tani se di çfarë t’ju them. Fakti që jemi këtu para kamerës nuk do të thotë që të kem eksperiencën që të di çfarë do të thotë çdo pyetje e juaja. Por ato që kanë lidhje me drejtësinë nuk mund të them asgjë.

Unë nuk kam asnjë koment për çështjen e Ahmetaj. PS në këto vite ka prodhuar 200 ministra mos më shumë, ka prodhuar me qindra kryetar bashkie dhe ka qindra njerëz që kanë pasur të drejtë firme ka raste që ka prej tyre që janë para drejtësisë për të tilla raste ne nuk reagojmë.", u shpreh Klosi.

 

ME TE LEXUARAT