"Nuk injorojmë askënd", Berisha zbulon nëse do të hyjë në zgjedhje me LSI

Politikë

"Nuk injorojmë askënd", Berisha zbulon nëse do të

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se Komisioni i Rithemelimit është duke diskutuar me të gjitha forcat politike në opozitë për një koalicion në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.

“Kemi diskutuar perspektivën për një bashkëpunim të ardhshëm mes nesh”, tha ai. Kur u pyet nëse ka diskutime me Kryemadhin u shpreh: Jemi në diskutime, kemi pasur kontakte të gjithanshme.

Berisha nuk përjashtoi mundësinë që në zgjedhje të hyjë bashkë me LSI.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Mund të hyj me LSI s’ka asnjë problem. Me të gjitha ka negociata”, tha Berisha për aleatët.

Më tej tha se nuk do të injorohet asnjë grupim për bashkëpunim.

“Me të gjithë pa përjashtim. Ne nuk injorojmë askënd. Ju e patë nga foltoret brenda partiake u kalua në foltore me qytetarët. Do të zgjerojmë spektrin me të gjitha forcat në Shqipëri. Jo vetëm në politikë, por dhe me shoqërinë civile”, shtoi ai në “Opinion”.

ME TE LEXUARAT