“Nuk flas se…”, kreu i SPAK i kthen Ballës përgjigjen që nuk e priste

Politikë

“Nuk flas se…”, kreu i SPAK i kthen Ballës

Kreu i SPAK, Arben Kraja nuk u përgjigj pyetjes nëse kanë nisur hetime për Sali Berishën dhe Ilir Metën duke thënë se ia ndalon ligji të flasë.

Kraja u pyet nga Taulant Balla në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dhe Kraja i kujtoi se ligjin që vetë socialistët kanë votuar tregon se nuk mund të flasë për çështjet në hetim.

"Unë nuk do të jap asnjë përgjigje për pyetjet konkrete , rreth individëve që mund të jenë në hetim dhe as do jap opinion për çështjet që më kërkuat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është e shkruar në ligjin që keni votuar ju, dhe unë do të zbatoj ligjin", tha Kraja.

Ai së bashku me Ministrin e Drejtësisë dhe prokurorin e përgjithshëm ishin sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit ku dhanë shpjegime në lidhje me luftën kundër kriminalitetit.

Edhe deputetë të tjerë të mazhorancës, i kanë kërkuar kreut të SPAK të dhëna e informacione në lidhje me hetimet që ka nisur për politikanë të ndryshëm përfshirë Sali Berishën dhe Ilir Metën./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT