Nuk e tradhtoi Berishën, deputeti i PD zbardh arsyen e votës së tij kundër rritjes së pagave

Politikë

Nuk e tradhtoi Berishën, deputeti i PD zbardh arsyen e votës së

Deputeti i PD-së, Petrit Doda ishte një nga ata ligjvënës që votoi kundër rritjes së pagave për veten dhe kolegët e tij.  

Deputeti teksa sqaroi arsyen e votës së tij kundër, theksoi se si fillim qeveria duhet të mendojë për shtresën në nevojë dhe më pas të kalohet te rritja e rrogës për administratën.

“Kam votuar kundër, sepse qeveria duhej të kishte parashikuar minimumin jetik para këtij projektligji, të mendonte për familjet në nevojë, të indeksonte pensionet, të mendonte për statusin e minatorit…

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Të gjitha këto më krijuan bindjen për ta votuar kundër. Unë jam pro për rritjen e pagave, por kjo priste.

Shumica e administratës është e politizuar, duke nisur dhe nga qeverisja e PD, por faturat i kanë shkuar buxhetit”, tha ai.

ME TE LEXUARAT