"Nuk e di kur, por...", Biden thërret në debat publik Trump: Jam i gatshëm, me kënaqësi të përballemi

Politikë

"Nuk e di kur, por...", Biden thërret në debat publik Trump:
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha të premten se ai do të merrte pjesë në një debat me Donald Trump, kundërshtarin e tij republikan për zgjedhjet e nëntorit.


“Jam i gatshëm. Nuk e di kur”, tha presidenti demokrat në një intervistë me prezantuesin Howard Stern. “Do të debatoja me kënaqësi me të”.

Këto ishin deklaratat më të qarta të Presidentit Biden mbi mundësinë e një debati presidencial. Presidenti Biden nuk kishte shfaqur gatishmëri për të debatuar me zotin Trump, duke thënë muajin e kaluar se një gjë e tillë do të varej nga sjellja e ish-presidentit.


Javët e fundit zoti Trump ka sfiduar zoti Biden që t’i dalë përballë në debat, duke u shprehur i gatshëm të debatojë me Presidentin demokrat aktual “kurdo dhe kudo”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fillim të këtij muaji, dy këshilltarët kryesorë të ekipit të fushatës së zotit Trump i dërguan një letër një komisioni të pavarur që normalisht përcakton ngjarje të tilla, duke kërkuar përshpejtimin e kalendarit të debateve dhe realizimin e më shumë se 3 të tillëve që zhvillohen zakonisht.


Dhjetëra organizata mediatike i kanë bërë thirrje kandidatëve që të zotohen publikisht për një debat përballë njëri-tjetrit, shkruan VOA.

Deklarata sugjeronte që shpenzimet për organizimin e debateve për garën aktuale të përballoheshin nga Komisioni jo partiak për Debatet Presidenciale, ashtu siç ka ndodhur në çdo cikël zgjedhor që prej vitit 1988.


Zoti Biden udhëheq për sa i përket mbështetjes nga votuesit e regjistruar, në nivelin 41 për qind përballë 37 për qind që ka zoti Trump, sipas një ankete të bërë nga kompania e anketimeve Ipsos dhe agjencia e lajmeve Reuters, më herët gjatë këtij muaji.

Zoti Biden dhe zoti Trump u përballën me njëri-tjetrin në dy debate televizive presidenciale gjatë fushatës së vitit 2020.

ME TE LEXUARAT