Vendimi i mbledhjes së grupit, PD paralajmëron protesta në të gjithë vendin

Politikë

Vendimi i mbledhjes së grupit, PD paralajmëron protesta në

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pas mbledhjes me Drejtuesit e qarqeve deklaroi për mediat se ka nisur përgatitja për riorganizimin dhe fuqizimin e partisë.

Noka deklaroi se se do të nisin protesta masive nga ana e opozitës, me qëllim që ta detyrojnë mazhorancën që të pranojë krijimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve të vitit 2025.

Padiskutim riorganizimi, fuqizimi dhe vitalizimi i partisë do të jetë paralelisht me përgatitjet për protesta masive për të detyruar këtë qeveri të pranojë… Drejtuesit nga nesër do të jenë në bazë për 2 plane pune.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përgatitja për protesta është rruga e vetme për të detyruar regjimin për një qeveri teknike që të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Po ashtu do fillojë përgatitja për përballjen me Narcos në 2025 dhe fitoren e PD. Procesi i primareve është kompetencë statuore e organeve të partisë dhe jo drejtuesve politikë të qarqeve. Statuti primaret i ka të sanksionuara”, tha Noka.

ME TE LEXUARAT