Një mandat i tretë, Rama: 1581 qytetarë kanë aplikuar për t’ju bashkuar PS-së

Politikë

Një mandat i tretë, Rama: 1581 qytetarë kanë aplikuar 

Kryeministri Edi Rama tha sot se të paktën 1581 qytetarë në platformën “Deputeti që Duam”, kanë aplikuar për tu bashkuar Partisë Socialiste. Rama tregon se aplikantët janë të fushave të ndryshme.

"Për ndeshjen e 25 prillit kemi ndërtuar një proces të ri, duke hapur derën për të gjithë ata që kanë ambicie për të na u bashkuar në skuadrën. Kemi pasur 1581 aplikime nga i gjithë vendi, qytetarë të çdo fushe të jetës.

Procesi ka kaluar në disa etapa. Jam i kënaqur që të takojë disa prej tyre që do i bashkohen skuadrës tonë. Kam dy kolegë që kur ishin të rinj, u bënë pjesë e skuadrës kombëtare. Erdhën nga dy rrugë të ndryshme për t'u bërë pjesë e rrugës tonë të përbashkët. Taulant Balla dhe Erion Veliaj janë me mua këtu. Taulanti është dhe për një arsye tjetër për hapjen dhe përzgjedhjes së anëtarëve të skuadrës sonë" - tha Rama.

ME TE LEXUARAT