Nis seanca në Apel për Belerin, në sallë e pranishme edhe ambasadorja greke

Politikë

Nis seanca në Apel për Belerin, në sallë e pranishme edhe

Ka nisur seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin, të dënuar për krime zgjedhore.

Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimitër Lara. E pranishme në seancën gjyqësore është edhe ambasadorja greke në Tiranë si dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Gjatë seancës, mësohet se avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari ka akuzuar trupën gjykuese se nuk janë caktuar me short, por janë përzgjedhur për këtë çështje. Relatorja Daniela Shirka ka mohuar duke thënë se caktimi i trupës gjykuese me short elektronik. Po ashtu avokatja Gjyzari ka kërkuar përjashtimin e Shirkës me pretendimin se është e njëanshme.

Veç kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është zgjedhur edhe deputet i Parlamentitn Europian nga partia “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ai arriti të merrte 237 mijë vota, eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Fredi Beleri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, është dënuar me dy vite burgim nga GJKKO, ndërsa Pandeli Kokaveshi është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg që i janë konvertua me 3 vite shërbim prove, për shkak të gjendjes shëndetësore.

ME TE LEXUARAT