Nga Mallakastra në Krujë, zbardhen 7 kandidatët e grupit të Alibeajt për zgjedhjet lokale, emrat e njohur

Politikë

Nga Mallakastra në Krujë, zbardhen 7 kandidatët e grupit të

Në fundjavën që lamë pas, Enkelejd Alibeaj prezantoi në Mallakastër Agron Kapllanin për kandidat në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kapllani do të kandidojë përball kundërshtarit të Partisë Socialiste, por edhe kundër kandidatit demokrat që do të dal nga procesi i primareve ku do të votojnë demokratët se kush do duhet të jetë. Në prezantimin e tij, Alibeaj tha se kandidati përball socialistëve duhet të jetë i lirë.

Megjithatë, në mbledhjen e fundit që zhvilloi Alibeaj me kryetarët e degëve të grupimit të tij në Fier miratoi edhe 6 kandidatura të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Kamzë Alibeaj ka vendosur të kandidojë përball Rakip Sulit, kryetarin e Degës së PD-së të rrymës që drejton ai, Bilbil Bajraktarin. Por, përveç Rakip Sulit, Bajraktari do të sfidojë edhe një prej kandidatëve që do të dalë nga primaret.

Në Kamzë në primare marrin pjesë kryetari i Degës së PD-së së rrymës së Berishës, Arjan Hoxha, ish-deputetit Asllan Dogjani, i cili edhe në zgjedhjet e 25 prillit mori një numër të konsiderueshëm votash dhe Shemsi Premçit. Të gjithë këta janë në garën brenda në PD-së në primare dhe më 4 dhjetor pritet të votohet.

Nga Mallakastra në Krujë, zbardhen 7 kandidatët e grupit të

KUSH JANË KANDIDATËT E TJERË


Mësohet se në Bashkinë Poliçan nga grupimi i Alibeajt do të kandidojë Florian Qamo, i cili në Kuvendin e thirrur nga Basha më 18 dhjetor të vitit 2021 u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Në Kuçovë, ish-këshilltari Bashkiak përfaqësues i opozitës, Ilirjan Koxhaj, ka marrë përsipër të sfidojë Partinë Socialiste, por edhe aleancën Partia Demokratike e grupimit Berisha dhe Partinë e Lirisë. Koxhaj është me profesion ekonomist. Ndërkohë në Lezhë, Alibeaj ka vendosur të kandidojë mjekun Sandër Marku.

E fortë duket gara në Bashkinë Krujë. Në grupimin e z. Berisha janë 11 kandidatë që garojnë në primare, por kryetari i Degës i rrymës së Alibeajt, Sabah Sheta, ka vendosur të sfidojë kandidatin e PS-së, por edhe Ndriçim Babasin dhe garuesit e tjerë të primareve.

Kujtojmë që Sheta ishte një nga mbrojtësit më të ekspozuar të Lulzim Bashës pas muajit shtator 2021 kur ishkryedemokrati përjashtoi Berishën nga PD-ja. Në një nga mbledhjet me kryetarët e degëve të zhvilluara në selinë blu, Sabah Sheta ka deklaruar se deputetët po i zhgënjejnë demokratët, duke i dalë kundër liderit Lulzim Basha.

ME TE LEXUARAT