Nëse Berisha voton kandidaturën e PS, do e shkarkojnë Presidentin? Si përgjigjet Balla

Politikë

Nëse Berisha voton kandidaturën e PS, do e shkarkojnë

Kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se edhe nëse ish-kryeministri, Sali Berisha do të votonte një kandidaturë të propozuar për president, vota e tij dodeklarohej e pavlefshme.

Taulant Balla: Ka një gjë që ta dini sot se mund të më bjerë të vij prapë në këtë studio. Ai nuk ekziston për mua.

Gazetari: Nuk ekziston për ty, por ekziston për të tjerët. Nuk e përcakton ti a ekziston njeriu.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Taulant Balla: Ia kam thënë sot atje e kisha përballë. Sa herë në këtë legjislaturë të vijë një propozim që mban firmën e Sali Berishës nuk hyn në Kuvend.

Taulant Balla: Për çdo gjë…

Gazetari: Po nëse Sali Berisha voton kandidatin tuaj për President do e shkarkoni presidentin?

Taulant Balla: Është votim i fshehtë, nuk e di…

Gazetari: Nëse e deklaron votën?

Taulant Balla: Është e pavlefshme vota. Për mua ai është i vdekur.

Gazetari: Kjo është deklaratë zyrtare?

Taulant Balla: Shumë zyrtare. Pra kudo që do të rezultojë e përfshirë firma e zotërisë, dokumenti nuk vlen. Fare. Për një “non grata” të shpallur nga SHBA që firmos një dokument të Kuvendi të Shqipërisë, nuk ka vlerë.

Më 11 Korrik mund të më ftoni në darkë ku Kuvendi i Shqipërisë do të ketë organizuar siç i ka hije Kuvendit të Shqipërisë pa axhenda politike për protagonizma të askujt, seancën e posaçme përkujtimore për Srebrenicës. I gjithë ky diskutim që zhvillohet sot është turpi i atij.

Gazetari: Sali Berisha është “non grata” nuk pranoni asnjë shkresë të tij?

Gazetari: Dodik është “non grata”, por është në krah të Kryeministrit të Shqipërisë!

Taulant Balla: Ka një gjë, letra është dokument zyrtar. Po ju them që Shqipëria nuk e zgjedh dot përfaqësuesin e një vendi tjetër, por brenda vetes e zgjedh me kë do bashkëpunojë./klantv

ME TE LEXUARAT