Negociatat për Presidentin, Alibeaj pranon që s’është kreu i grupit parlamentar të PD-së

Politikë

Negociatat për Presidentin, Alibeaj pranon që s’është

Enkelejd Alibeaj nuk ka pranuar të shkojë në takim me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Alibeaj është ftuar nga mazhoranca si kreu i grupit parlamentar të PD-së, por duket se e ka pranuar tashmë që është vetëm deputet, pas shkarkimit nga demokratët.

Balla është takuar sot me Mesila Dodën për të vijuar me tej me Fatmir Mediun.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Teksa na ndajnë vetëm tre ditë nga raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të shtetit, i cili do të pasojë në këtë detyrë Ilir Metën, sot vijojnë negociatat mes grupeve parlamentare.

Takimet do të zhvillohen të ndara.

ME TE LEXUARAT