Në një orar "kokë me kokë"/ Çfarë po kurdisin në orën 12:00 Edi Rama dhe Sali Berisha?

Politikë

Në një orar "kokë me kokë"/ Çfarë po

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të përballen “kokë më kokë” sot në konferencat për shtyp.

Si çdo të premte, ish-kryeministri mban konferencën e përjavshme me gazetarët në mesditë.

Mirëpo sot, pikërisht një orën 12:00, ka njoftuar një kouminikim me mediat edhe kryeministri Edi Rama.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Në orën 12:00 kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat në Kryeministri”, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.

Konferenca e Ramës vjen një ditë pasi u mbyll samiti i NATO-s në Madrid, nga ku paralajmëroi “lajme të mira” sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

As Rama e as Berisha nuk e kanë ndryshuar axhendën dhe në mesditë kreu i mazhorancës dhe lieri i opozitës do të përballen në distancë.

ME TE LEXUARAT