Në krah të gruas dhe djalit të vogël, Berisha: Azem Hajdari ishte zemërluan

Politikë

Në krah të gruas dhe djalit të vogël, Berisha: Azem Hajdari

Në Ditën e Rinisë, ish-kryeministri Sali Berisha bëri homazhe te shtatorja në Qytet Studenti dhe mbajti një fjalim në krah të bashkëshortes së Azem Hajdarit, Fatmira dhe djalit të vogël, Azemit. Lideri historik i PD-së tha se Azemi shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë.

Djali zemërluan Azem Hajdari, ndau historinë, epokat, shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata që nisinë këtë revolucion, Azem Hajdari që i pritu atij me guxim të jashtëzakonshëm firmosën një nga faqet më të ndritura të lirisë së kombit. Lëvizja Studentore e Dhjetorit ’90.

Betejat e Dhjetorit ishin të pabarabarta. Në një anë studentët, të armatosur vetëm me guximin e tyre, vizionin dhe idealet dhe në anën tjetër tanket dhe terrori i policisë sekrete shqiptare. Këtu nisi beteja që më pas do të shndërrohej në një uragan dhe që më pas do të ngrinte strukturat e PD-së” tha ai.abcnews

ME TE LEXUARAT