Ndarja nga jeta e piktorit të njohur, reagon Presidenti Begaj: Lamtumirë artisti ynë i madh!

Politikë

Ndarja nga jeta e piktorit të njohur, reagon Presidenti Begaj:

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka ngushëlluar familjen e piktorit të njohur, Sali Shijaku, pas ndarjes së tij nga jeta.

“Mësova me dhimbje lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të “Piktorit të Popullit” Sali Shijaku.

Ai me emrin dhe veprën e tij prej artisti të madh dhe qytetari e intelektuali të angazhuar dhe atdhetar, do të mbetet përjetësisht “Nderi i Kombit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndaj sot, duke iu shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes së piktorit të madh dhe gjithë të afërmve të tij, por edhe komunitetit të artistëve shqiptarë, jam pranë tyre në këto çaste dhimbjeje të madhe.

Lamtumirë artisti ynë i madh Sali Shijaku!”,

shkruan Presidenti Begaj.

ME TE LEXUARAT