Ndahet nga jeta zyrtari i lartë i PD në Durrës, Berisha: Veprimtar i shquar, drejtoi partinë në periudhat e vështira
Është ndarë nga jeta ish kreu i PD në Durrës, Edmir Kapidani. Lajmin e ka bërë të ditur, Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në Facebook ka shprehur mesazhet ngushëlluese. Teksa e vlerëson figurën e tij, Berisha shprehet se Kapidani ishte një veprimtar i shquar i PD që e drejtoi partinë në kohëra të vështira.
Edmir Kapidani, shkruan Berisha- ishte një politikan i urtë dhe i vendosur, drejtues i aftë, punëtor, i përkushtuar, me një kontribut të spikatur në fushat ku punoi.
“Edmir Kapidani mbyll sytë përgjithmonë. Të dashur miq, Edmir Kapidani njëri nga veprimtarët më të shquar të Partisë Demokratike të Degës Durrës, ish kryetari i saj në tre mandate edhe në periudhat më të vëshira të saj, anëtar i forumeve qëndrore të kësaj partie, ish zëvendësministër i arsimit në qeverinë e Partisë Demokratike mbylli sytë përgjithmonë. Edmir Kapidani ishte një politikan i urtë dhe i vendosur, drejtues i aftë, punëtor, i përkushtuar, me një kontribut të spikatur në fushat ku punoi. Ai ishte një qytetar, prind dhe familjar shembullor dhe mik i dashur për të gjithë ata që patën fatin të gëzojnë miqësinë e tij. Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e ngushtë që kemi patur, ndihmesën e tij të çmuar, shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij të nderuar, miqve të afërmve dhe të gjithë demokratëve të Durrësit për ndarjen nga jeta të Edmir Kapidanit që do ta kujtojmë me nderim të veçantë gjithmonë. Unë lutem së bashku me ta, që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.