NATO së shpejti në Durrës?/ Rama: Kemi propozuar vendosjen e një baze në port

Politikë

NATO së shpejti në Durrës?/ Rama: Kemi propozuar vendosjen e

Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë një konference ditën e sotme se gjatë samitit të NATO-s ka folur edhe për një projekt të Shqipërisë që ka ngjallur shumë interes dhe dëshirë.

Kreu i qeverisë njoftoi se ky projekt ka të bëjë me instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano.

“Po ashtu kemi folur atje për projektin tonë. Së shpejti besoj që do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në portin e ri që do të jetë në Porto Romano dhe përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet që të ketë edhe një pjesë ushtarake.

Së shpejti do të bëjmë një takim të posaçëm për këtë çështje me gjithë ekipin tonë të ekspertëve dhe ekspertët e aleancës për të parashtruar projektin në detaje dhe për të vijuar më tutje diskutimet”, u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT