“Mos thuaj, ç’më duhet mua?”/ PD publikon spotin e protestës së 7 korrikut: Shqipëria është në rrezik! (VIDEO)
Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme spotin zyrtar për protestën e paralajmëruar të 7 korrikut.
Me mesazhet kyçe ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?’’, spoti rithekson motivet e protestës dhe kërkon daljen nga apatia shoqërore.
Spoti i PD:
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Protesta e Frontit të Shpëtimit Kombëtar do të zhvillohet të enjten më 7 korrik para Kryeministrisë duke rikthyer përballjen politike në vend.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një tur intensiv takimesh me aktorë shoqërorë ka kërkuar bashkimin rreth kauzave kombëtare si shpopullimi, çmimet e larta, ekonomia në rënie dhe shkombëtarizimi nëpërmjet Ballkani të Hapur.