Momenti ''simpatik'': Kryeministri i Holandës dhe ai Luksemburgut… kërcejnë në Tiranë
Në seriozitetin e çështjeve që u diskutuan në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor në Tiranë, analistët ndërkombëtarë fokusohen edhe në ngjarjet më të lehta të takimit.
Gjatë një performance kërcimi të disa fëmijëve, mes liderëve europianë që kishin veshur petkun e spektatorëve, ata më të entuziazmuar dukeshin kryeministri i Holandës Mark Rutte si dhe homologu i tij nga vendi fqinj i Luksemburgut, Xavier Bettel.
Dy liderëve jo vetëm i pëlqeu koreografia, por duket se po i bashkohen me dëshirë kërcimit, me rezultate jo totalisht të pëlqyeshme artistikisht, siç evidenton edhe korrespondenti i Financial Times Henry Foy, që shpërndau në Twitter videon simpatike, duke shtuar ironik se “ja pse politikanët nuk duhen të kërcejnë, dhe t’ia lëjnë këtë gjë fëmijëve”.