"Mjaft e ke ngjarjen në Elbasan!” 'Rikthehet' në PD vrasja e Pjerin Xhuvanit

Politikë

"Mjaft e ke ngjarjen në Elbasan!” 'Rikthehet' në

Edmond Spaho ka reaguar ashpër ndaj Gazment Bardhit, i cili një ditë më parë e ka përfolur për pasurinë.

Vetëm sharlatanë si Gazi mund të thonë shpifje të tilla për qëllime politike. Të jesh i pasur nuk është krim. Krim është të vjedhësh për të bërë pasuri.

Edmond Spaho gjithë jetën e tij, nga dita e parë që ka dalë në punë dhe deri më sot, ka jetuar me shpatullat e tij dhe pagën e punës që ka bërë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Asnjëherë nuk kam pasur ndonjë biznes në emrin tim apo të të afërmëve.

Askush nga rrethi im familjar nuk merret me biznes dhe nuk ka pasuri të tilla.

Ajo çka unë dhe familja ime disponojmë është në dritë të diellit, deklaruar ne ILDKP që nga viti 1993 kur kam deklaruar për herë të parë e deri më sot. Kush të doje mund të shkojë t’i shohë dhe nxjerrë vetë konkluzione”, shkruan Spaho në rrjete sociale.

Më tej ai e paralajmëron Bardhin që të kujdeset për pronat e tij dhe për pronat e atij që i lëpihen.

Ndër të tjera Spaho i përmend vrasjen e Pjerin Xhuvanit, një javë para zgjedhjeve të 25 prillit, duke i sugjeruar Bardhit që të mos hapë fronte të reja, pasi i mjafton ajo ngjarje.

Gazi bën mirë të kujdeset për pronat e tij. Nëse merret me të tjerët, të merret me pronat e atij që jo vetëm i lëpihet, por dhe e përdor si Mon Kukalesh në fushata.

Shiko hallet që të kanë zënë more derëzi, mos hap fronte të tjera se mjaft e ke ngjarjen në Elbasan”, shkruan më tej Spaho

ME TE LEXUARAT